Lajme

Ekspertët Mjeko-ligjorë të EULEX-it vazhdojnë punën e tyre për ta përcaktuar fatin e të zhdukurve

31 janar

Më 25 dhe 26 janar, ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it morën pjesë në një takim ndërmjet Komisionit të Qeverisë së Kosovës për Persona të Zhdukur dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Persona të Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, dhe shkëmbyen informacione për rastet e personave të zhdukur dhe vendndodhjet e mundshme.

Më 27 janar, Antropologu Mjeko-ligjor i EULEX-it së bashku me dy kolegë kosovarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore e dhanë një prezantim për mbetjet mortore të paidentifikuara në morgun e Prishtinës dhe procesin në vijim e sipër të rishikimit, si pjesë e një vizite të organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.