Lajme

Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik të EULEX-it u ftua si mysafire për të ligjëruar në Kolegjin Universum

29 prill

“Rëndësia e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun në shoqërinë e sotme” ishte tema e prezantuar nga Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, e cila ishte ftuar për të ligjëruar në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Lachana me prezantimin e saj u përqendrua në rëndësinë e komunikimit nëpër institucione dhe në jetë, duke u fokusuar në mënyrën se si duhet të komunikojnë institucionet me publikun, si t’i caktojnë dhe menaxhojnë pritshmëritë, si t’i përdorin në mënyrë optimale kanalet e komunikimit, si t’i trajtojnë krizat e komunikimit, si dhe si t’i kundërvihen dezinformimit që mund ta dëmtojë imazhin e organizatës.

Studentët i bënë Lachana-s një sërë pyetjesh mbi përvojën e saj personale dhe punën si eksperte e komunikimit në Misionin më të madh të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, të cilin e ka krijuar ndonjëherë BE-ja.

Kjo ligjëratë u organizua nga Departamenti i Gjuhës Angleze të Kolegjit Universum.