Lajme

EULEX-i i bashkohet Paradës së Krenarisë në Prishtinë

10 qershor

Më 9 qershor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua shoqërisë civile të Kosovës, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe organizatave ndërkombëtare në Paradën e Krenarisë në Prishtinë.

Personat LGBTIQ+ vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe padrejtësi, andaj personeli i EULEX-it i ka dhënë mbështetje të drejtave të personave LGBTIQ+ dhe ka bërë thirrje për barazi, drejtësi dhe përfshirje për të gjithë njerëzit.

Të drejtat e njeriut i takojnë secilit, pavarësisht orientimit seksual, identitetit gjinor apo karakteristikave seksuale.