Lajme

EULEX-i pret për vizitë një grup studentësh nga Kolegji Universitar i Amsterdamit

17 qershor

Më 17 qershor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një grup prej 18 studentëve nga Kolegji Universitar i Amsterdamit (AUC), vijues të kursit “Peace Lab/Kabineti i paqes”.

Zëdhënësja e EULEX-it,  Donika Berisha Rizaj, bëri një prezantim para studentëve në lidhje me mandatin e Misionit, aktivitetet kryesore dhe arritjet e tij, dhe u përgjigj në pyetjet e shumta gjatë diskutimeve entuziaste.