Lajme

Udhëheqësja e Divizionit të Burimeve Njerëzore në EULEX ndanë përvojën e Misionit në punëtorinë mbi komunikimin strategjik dhe përfaqësimin e grave në misionet civile të PPSM

21 qershor

Më 21 qershor, Udhëheqësja e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Anita Janassary, mori pjesë në punëtorinë online me temë “Komunikimi strategjik dhe përfaqësimi i grave në Misionet civile të Politikës së Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM)”.  Punëtoria u përqendrua në ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e komunikimit strategjik për avancimin e shtrirjes tek kandidatet gra, dhe ishte e organizuar nën ombrellën e  Kompaktit Civil të PPSM në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Ekselencës për Menaxhimin Civil të Krizave.

Janassary bëri një prezantim të shkurtë rreth angazhimeve të EULEX-it për inkurajimin e komunikimit gjithëpërfshirës për rritjen e interesimit të më shumë kandidateve femra për t’u bërë pjesë e Misionit.

Diskutimi online ishte pjesë e një serie të punëtorive që kanë për qëllim ndarjen e përvojave, praktikave të mira dhe sfidave nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për largimin e barrierave ekzistuese, zgjerimin e grupit të kandidateve gra dhe përmirësimin e punësimit dhe mbajtjes së grave në misionet civile të PPSM-së.

EULEX-i është plotësisht i përkushtuar për përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, si brenda Misionit ashtu edhe në punën e tij me institucionet dhe shoqërinë kosovare. Misioni është i përkushtuar për theksimin e rolit të eksperteve në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë, përfshirë përmes iniciativës së tij me editoriale  “Women in the rule of law/Gratë në sundimin e ligjit”.