Lajme

Kurs taktik mjekësor për Njësinë Policore të Specializuar dhe Njësinë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it

24 qershor 2022

Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë policorë dhe xhandarmë nga Njësia Policore e Specializuar (NjPS) dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë (NjPSR) të EULEX-it morën pjesë në një kurs intensiv treditor të taktikave mjekësore që kishte për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për trajtimin e rasteve të traumave në situata taktike.

Zyrtarët policorë dhe xhandarmët nga NjPS dhe NjPSR të Misionit u trajnuan nga instruktorë të Njësisë mjekësore të EULEX-it, të cilët janë të certifikuar për dhënien e këtyre llojeve të kurseve të trajnimeve.  

Kursi taktik mjekësor është i bazuar në filozofinë e përkujdesjes taktike paraspitalore, me fokus në nevojën për trajtimin e pacientit me trauma të shumëfishta si individ unik me nevoja specifike në situatë taktike. Praktika e gjerë me anë të skenarëve të simulimit e ka bërë këtë trajnim ndër më të mirët për zyrtarët policorë që merren me raste të traumave në situata taktike.