Lajme

EULEX-i i jep donacion Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës

09 gusht

Më 9 gusht, Zëvendës Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Cezary Luba, ia dorëzoi dy automjete Drejtorit të Laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, Kujtim Uka, për ta lehtësuar punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, e cila e mbron shëndetin publik duke e ruajtur shëndetin e kafshëve dhe bimëve.

Ndërsa e shprehu falënderimin e tij për EULEX-in, Uka e theksoi rëndësinë e këtij donacioni: “Këto automjete do të na ndihmojnë që të arrijmë deri te shtëpitë në zonat rurale nëpër Kosovë për t’i trajtuar apo vaksinuar kafshët”.