Lajme

Donacion nga EULEX-i për Shkollën “17 Shkurti”

24 gusht

Më 24 gusht, Shefi i kabinetit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Matthias Zander, i dorëzoi Drejtorit të shkollës “17 Shkurti " në fshatin Gllogoc të komunës së Lipjanit, Mehmet Rashiti, pajisje të TI-së si mbështetje për mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme.