Lajme

EULEX-i mbështetë Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Kaçanik me dhurimin e një automjeti dhe pajisjeve të TI-së

17 gusht

Më 17 gusht, Zëvendësshefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Cezary Luba, i dorëzoi Drejtorit komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Salih Malsiu, pajisje të TI-së dhe një automjet për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara nga Qendra kryesore e mjekësisë familjare për pacientët në atë zonë.

Drejtori i QKMF-së, Sinan Zeneli, shprehu falënderimin për Misionin dhe theksoi: “Kjo është hera e dytë që EULEX-i ndihmon Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, ku donacioni i parë ishte ndarë në vitin 2014 dhe kishte përfshirë një autoambulancë. Automjeti i dhuruar do të përdoret për vizitat në shtëpi për nënat dhe fëmijët si dhe pacientët e tjerë.” Zeneli po ashtu shtoi: “Duke pasur parasysh se fshatrat tona janë kodrinore dhe malore, unë besoj që kjo veturë do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët tanë.”