Lajme

Udhëheqësja e Zyrës së EULEX-it për shtyp dhe informim publik prezanton Misionin si ligjëruese e ftuar në Akademinë verore ndërkombëtare të Kosovës

18 gusht

Më 18 gusht, Udhëheqësja e Zyrës së EULEX-it për shtyp dhe informim publik, njëherësh Zëdhënëse e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Ioanna Lachana, bëri një prezantim si ligjëruese e ftuar në Akademinë verore ndërkombëtare të Kosovës 2022 në Prishtinë, që këtë vit për fokus ka temën “Ndërtimi i paqes në zonat e paskonfliktit – Diplomacia, lidershipi dhe negociatat”.

Lachana bëri një prezantim rreth mandatit të Misionit si dhe rreth sfidave dhe sukseseve kryesore të tij, dhe u përgjigj në pyetjet e shumta që nxitnin të menduarit të bëra nga grupi aktiv i pjesëmarrësve.