Lajme

Antropologia mjeko-ligjore e EULEX-it, Luísa Marinho, e tregon përvojën e saj për një seri blogjesh të forumit ZFD Ballafaqimi me të kaluarën

04 shtator

Më 4 shtator, Antropologia mjeko-ligjore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Luísa Marinho, foli për përvojën e saj në kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe në kërkimin e personave të zhdukur gjatë një interviste për Serbeze Haxhiaj për serinë e blogut “Varret akuzojnë: Ekzaminuesit e mjekësisë ligjore gërmojnë për t’i gjetur të zhdukurit në Kosovë”, publikuar në forumin e ZFD-së (Forum Ziviler Friedensdienst) në platformën “Ballafaqimi me të kaluarën”.

Gjatë intervistës së saj, Marinho ndan sfidat profesionale dhe emocionale të lidhura me detyrat e një antropologu mjeko-ligjor që kërkojnë shumë mund.

“Ju nuk mund të qëndroni indiferent apo të ftohtë, sepse ndjeni të njëjtin zemërim apo dhimbje si familjarët që janë rreth jush”, thotë Marinho , duke shtuar se pjesa më e vështirë e punës së saj është kur merret me trupat apo mbetjet mortore të fëmijëve: “Kur keni të bëni me njerëz të moshuar, e kuptoni se është një proces jetësor. Megjithatë, me fëmijët, sado që përpiqesh t'i mbyllësh derën emocioneve, ndjen dhimbjen për atë jetë të prerë dhunshëm".

Si antropologe mjeko-ligjore e EULEX-it e përfshirë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, puna e Marinhos e mbështet angazhimin e këtij Misioni për të hedhur dritë mbi fatin e personave të zhdukur nga lufta e Kosovës dhe pasojat e saj.

Në intervistën e saj, Marinho thekson gjithashtu se si, pasi që mbetjet mortore të një personi të zhdukur të identifikuar t’i dorëzohen familjes, ky mund të duket si një rast i “mbyllur”, por kjo nuk do të thotë se drejtësia është vënë në vend: “Kjo nuk do të thotë drejtësi për viktimën apo familjen. Nuk mund të thuash se kjo është një çështje e mbyllur për ta.”

Linku për intervistën: https://dwp-balkan.org/6803-2/