Lajme

EULEX-i fasiliton një trajnim për komunikim digjital nga Iniciativa për trajnime civile e Bashkimit Evropian për ekspertë të organizatave ndërkombëtare

09 shtator

Nga 7 deri më 9 shtator, Iniciativa për Trajnime Civile e Bashkimit Evropian (EUCTI), në bashkëpunim me Qendrën e Sllovenisë për Perspektivën Evropiane, ofroi një trajnim treditor me temë "Komunikimi digjital në menaxhimin civil të krizave" për stafin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe për ekspertë të komunikimit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-i, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).  

Trajnimi përfshiu pjesë teorike e praktike dhe u përqendrua në zhvillimin e porosive dhe përgatitjen e lajmit përmes fotografive dhe videografive, përdorimin e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale, përfshirë angazhimin e ndikuesve, për të ndihmuar arritjen deri tek audiencat e ndryshme, shkathtësitë retorike, dhe përdorimin e mjeteve të burimeve të hapura për verifikimin e informatave online.

Kjo mundësi për mësim u fasilitua nga EULEX-i dhe u ofrua nga ekspertë prej kompanive dhe organizatave të ndryshme publike dhe private, të cilat ndanë njohuritë e avancuara të tyre me 21 pjesëmarrës.