Lajme

EULEX-i i priti 21 nxënës të shkollës “17 Shkurti” nga Gllogoci

15 nëntor

Më 15 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i priti në selinë e tij në Prishtinë 21 nxënës, katër mësimdhënës shoqërues dhe Drejtorin e shkollës “17 Shkurti” në fshatin Gllogoc të Komunës së Lipjanit.

Këta nxënës që i përkisnin klasës së gjashtë, të shtatë, tetë dhe të nëntë, patën rastin të mësojnë për rolin e Misionit në Kosovë nga Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana dhe Zyrtari për Komunikim i EULEX-it, Mirsad Aliti.

Në gusht, Misioni i ka dhuruar shkollës “17 Shkurti” pajisje të TI-së.