Lajme

EULEX-i i dhuron pajisje Policisë së Kosovës

06 gusht 2015

Sot, EULEX-i i dorëzoi pajisje për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese (EOD) Policisë së Kosovës, si donacion për Njësinë e Specializuar të Policisë së Kosovës për mjete shpërthyese. 

Ushtruese e detyrës e shefit të sektorit Ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ishin të pranishëm në ceremoninë e pranim dorëzimit e cila u mbajt në kompleksin për mbështetje të misionit EULEX në Prishtinë.

Me anë të donacioneve të ndryshme, EULEX-i i ka mbështetur institucionet e Kosovës për përmirësimin e kapaciteteve të tyre. Gjatë këtij pranim dorëzimi, u dhuruan pajisje të posaçme për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese dhe pajisje për komunikim, si një Robot EOD, veshje të posaçme për mbrojtje nga shpërthimet, pajisje për operacione speciale, pasqyra për pjesën nën automjete, detektor dore për metal dhe të tjera.

EULEX-i tashmë e ka krijuar praktikën e dhurimit të automjeteve dhe pajisjeve të tjera institucioneve të Kosovës në mbështetje të iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe për zbatimin e praktikave më të mira. 

Për më shumë informacione lidhur me donacionet tjera shih këtu