Lajme

Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci u takua me George Vella, Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës

03 shkurt 2016

Sot, Shefi i Misionit, Gabriele Meucci e priti George Vella, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, në selinë e EULEX-it në Prishtinë. Ambasadori Meucci dhe Ministri Vella diskutuan për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për sfidat tjera kryesore rajonale, duke e pasur parasysh kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta që fillon në janar 2017.