Lajme

EULEX-i i dhuroi pajisje mjekësore Qendrës Mjekësore në pjesën veriore të Mitrovicës

12 shkurt 2016

Sot, EULEX-i ia dorëzoi një autoambulancë me të gjitha pajisjet Qendrës Mjekësore në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Zëvendës-shefja e misionit EULEX, Joëlle Vachter dhe Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në pjesën veriore të Mitrovicës, Dr. Miljana Nikolic, morën pjesë në ceremoninë për këtë donacion e cila u mbajt në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë. 

Prej vitit 2011, EULEX-i i ka bërë disa donacione përveç pajisjeve mjekësore, si: pajisje të TI-së, materiale për zyrë, automjete, etj. me qëllim që të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve vendase.