Lajme

Vizitë e studentëve në EULEX

24 shkurt 2016

Dje, një grup prej 18 studentëve nga IEP Strasburg vizituan EULEX-in në kuadër të vizitës së tyre studimore në Kosovë.

Ata u pritën nga Zëvendësshefja e Misionit, Joëlle Vachter, si dhe nga personeli i lartë i Misionit. Studentët vijuan një prezantim të shkurtë mbi Misionin,  aktiviteteve të tij, si dhe mbi situatën politike aktuale në rajon. Ata zhvilluan diskutime interesante me Zëvendësshefen, ku folën për temat që përfshijnë sukseset, sfidat, dhe punën ditore të Misionit.