Lajme

Vizita e studentëve norvegjezë

09 mars 2016

Më 8 mars 2016, 13 studentë nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit të Oslos e vizituan selinë e EULEX-it në Prishtinë për të mësuar më shumë lidhur me këtë organizatë, mandatin e saj dhe me objektivat e misionit të saj. Këtë gjë atyre ua shpjegoi zëdhënësja e ZSHIP të EULEX-it Dragana Nikolic-Solomon, e cila e bëri një përmbledhje për misionin e EULEX-it, ndërsa pas saj gjyqtarja e EULEX-it Elka Menkova  foli më hollësisht për mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor në Kosovë, për sektorin Ekzekutiv të EULEX-it dhe për sukseset e tyre dhe punën që ata po e bëjnë në vazhdimësi, për bashkëpunimin e tyre me autoritetet kosovare, si dhe për sfidat e mbetura që ndikojnë në zbatimin e sundimit të ligjit.