Lajme

Shefja e re e EULEX-it e merr detyrën e saj

01 shtator 2016

Sot, zj. Alexandra Papadopoulou e mori detyrën si Shefe e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).  Zj. Papadopoulou, një diplomate e lartë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000. Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE-së nga Greqia në vitin 2014. Po ashtu, Ambasadorja Papadopoulou ka shërbyer edhe si Zëvendës-Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Kombet e Bashkuara, si dhe Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Shkup për pesë vjet.

"Kam kënaqësinë të jem Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t’i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë," tha zj. Papadopoulou.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, zj. Papadopoulou do të takohet me partnerët kryesorë të EULEX-it dhe me zyrtarët e lartë të Kosovës.  Zj. Papadopoulou vjen në këtë post pas diplomatit italian Gabriele Meucci.