Lajme

Studentët e Kolegjit Universitar të Lillehammer– Norvegji vizituan EULEX-in

22 shtator 2016

Më 22 shtator, njëzet e pesë studentë të nivelit bachelor, të cilët studiojnë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Histori në Kolegjin Universitar të Lillehammer në Norvegji, vizituan selinë e EULEX-it me qëllim që të mësojnë më shumë lidhur me misionin. Ata u njoftuan lidhur me mandatin aktual të misionit, faktet themelore dhe shifrat dhe me sfondin e përgjithshëm politik në Kosovë nga ana e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe nga Zyra Politike për Raportim.