Lajme

Studentët gjermanë vizituan EULEX-in

27 shtator 2016

Sot, një grup i përbërë nga 30 studentë nga Gjermania vizitoi EULEX-in si pjesë e udhëtimit studimor në Kosovë të financuar nga Fondacioni Akademik Kombëtar Gjerman.  

Ata takuan zëvendësshefin e misionit, Bernd Thran, si edhe pjesëtarët e lartë të stafit të misionit dhe me këtë rast u bë një prezantim i shkurtër për studentët lidhur me deklaratën e misionit së bashku me objektivat kryesore të EULEX-it.  Studentët morën pjesë në një diskutim gjithëpërfshirës me zëvendësshefin e misionit, duke biseduar për temat si sukseset dhe sfidat e misionit si edhe të kuptuarit e punës së brendshme të misionit gjatë funksionimit të përditshëm të tij.