Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e EULEX-it takon Kryetaren e Gjykatës...

Shefja e EULEX-it takon Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

29 shtator 2016

Shefja e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), zj. Alexandra Papadopoulou, pati sot një takim njoftues me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, zj. Arta Rama-Hajrizi. 

Ato diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes gjyqësorit dhe EULEX-it, dhe theksuan se sundimi i ligjit është kyç për suksesin dhe prosperitetin e aspiratave evropiane të Kosovës. 

 

“EULEX-i qëndron i gatshëm ta mbështetë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të ofrojë ndihmë për fuqizimin e mëtejmë të këtij institucioni, “ tha zj. Papadopoulou.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media