Lajme

Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës mbajnë ushtrime të përbashkëta në veri

04 tetor 2016

Të premten më 30 shtator 2016 pjesëtarë nga Njësia Speciale e Polonisë nga Departamenti i Policisë Speciale në EULEX dhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës prej pjesës jugore dhe veriore mbajtën ushtrime të përbashkëta në kampin Belvedere në Mitrovicë. 

Pjesa e parë e ushtrimeve u përqendrua në punën ekipore gjatë operacioneve për kontrollin e turmave dhe trazirave, ndërsa pjesa e dytë përfshiu një skenar ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga veriu dhe jugu qenë pjesë e një skuadre në operacion të kontrollit të turmave dhe trazirave.

Ushtrimet u mbajtën në frymë konstruktive dhe miqësore, çka edhe u theksua nga Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, i cili pas trajnimit iu drejtua policëve të Policisë së Kosovës. 

Ushtrime të ngjashme do të organizohen për të gjitha këto njësi edhe në të ardhmen e afërt.

Videoja: