Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailer Shefja e Misionit EULEX u takua me kryetarët...

Shefja e Misionit EULEX u takua me kryetarët e komunave në veri dhe e vizitoi Gjykatën Themelore në Mitrovicë

04 tetor 2016

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.  

Ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri. Zj. Papadoupolou i përgëzoi kryetarët e komunave në veri për angazhimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për këtë mision si dhe për komunitetin lokal.

 

"EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", tha zj. Papadopoulou, duke shtuar se integrimi gjyqësor është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti. 

Pas këtij takimi, zj. Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media