Lajme

Shefja e Misionit EULEX takon Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

12 tetor 2016

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, takoi sot shefin e ri të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Jan Braathu. Të dy diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes EULEX-it dhe OSBE-së për çështje nga fusha e sundimit të ligjit.