Lajme

Punonjësit e EULEX-it japin donacion për Kryqin e Kuq të Kosovës

17 janar 2017

Sot, Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou e udhëhoqi ceremoninë e dhurimit të 3.218 € të mbledhura nga personeli i EULEX-it për Kryqin e Kuq të Kosovës. Kjo shumë që iu dorëzua Prof. Dr. As. Adem Nura, Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës, ishte mbledhur gjatë një organizimi tradicional për bamirësi të bërë nga kontingjentet e EULEX-it dhe vullnetarët nga radhët e personelit vendas.