Lajme

Shefja e Misionit EULEX vazhdon me vizitat e saj të rregullta në mbarë Kosovën

25 janar 2017

Sot, Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou vizitoi Manastirin Ortodoks Serb në Deçan, ku takoi Kryedhjakun e Manastirit të Deçanit, At Sava Janjic dhe pa nga afër Manastirin Visoki Dečani, i cili ishte ndërtuar gjatë shekullit të katërmbëdhjetë dhe gjendet në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore.