Lajme

Shefja e Misionit EULEX u takua me studentë dhe profesorë të Programit për të Drejta të Njeriut në Fakultetin Juridik të Harvardit

14 mars 2017

Shefja e Misionit EULEX, zjs. Alexandra Papadopoulou u takua sot me zj. Rebecca Agule, Anëtare e Avokatisë Klinike nga Programi për të Drejta të Njeriut në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe me studentët e juridikut Christian Hines, Katrina Braun dhe Jared Small për të diskutuar lidhur me angazhimet e EULEX-it për fuqizimin e institucioneve kosovare të sundimit të ligjit. Zj. Papadopoulou e njoftoi këtë grup për mandatin aktual të misionit, bartjen e vazhdueshme të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit nga Sektori për Fuqizim tek aktorët tjerë, dorëzimin e lëndëve nga Sektori Ekzekutiv tek institucionet kosovare dhe për qëndrueshmërinë e reformave.  Si pjesë e një projekti për mbetjet helmuese të luftës, ky grup po e viziton Kosovën për t’i hulumtuar pikëpamjet dhe shqetësimet lidhur me uraniumin e varfëruar i cili ishte përdorë gjatë konfliktit në Kosovë.