Lajme

Studentë të programit Master nga Universiteti i Linköpingut në Suedi e vizituan EULEX-in

19 prill 2017

Dje, një grup prej pesëmbëdhjetë studentësh të programit Master nga Shoqata e Studentëve për Punë të Jashtme të Universitetit të Linköpingut e vizituan EULEX-in. Dragana Nikolic-Solomon, Shefe e ZSHIP, Liudas Kolesinskas, Këshilltar politik dhe Lina Andeer, Këshilltare gjinore ndërkombëtare, biseduan me këta studentë lidhur me funksionet e këtij Misionit në sektorin Ekzekutive dhe për Fuqizim.

Duke folur për mandatin aktual të Misionit, zj. Nikolic-Solomon tha se, përderisa ende i ka të dyja funksionet atë ekzekutiv dhe për fuqizim, ky mandat e pasqyron përgjegjësinë e shtuar të institucioneve vendase për sundimin e ligjit në Kosovë.  Lina Andeer i theksoi sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të perspektivës gjinore për Misionin duke nënvizuar se aspekti gjinor është duke u marrë parasysh gjithnjë e më shumë nga institucionet dhe shoqëria vendase. Liudas Kolesinskas paraqiti një përmbledhje të shkurtë të situatës politike në Kosovë.

Pas kësaj u bë një diskutim i gjallë dhe dinamik duke nxitur pyetje të shumta nga studentët drejtuar ligjëruesve. Kjo është ligjërata e tetë të cilën e ka mbajtur sivjet EULEX-i për studentët ndërkombëtarë që e kanë vizituar këtë Mision.