Lajme

SILLNI FËMIJËT TUAJ NË PUNË PËR NJË DITË

24 prill 2017

Sot, Shefja e Misionit i mirëpriti fëmijët e të punësuarve në EULEX gjatë organizimit të parë të bërë ndonjëherë të quajtur ‘Sillni fëmijët tuaj në punë për një ditë,’ të organizuar nga Bordi Këshillues për Rekreacion (BKR), një grup i vullnetarëve të punësuarve të EULEX-it. 

Gjatë përshëndetjes së saj, Shefja e Misionit e nënvizoi rëndësinë e të “Sjellit të djemve dhe vajzave në punë për një ditë”, duke e theksuar temën e këtij viti për arsimim duke thënë “ju do t’i shihni shkathtësitë të cilat i përdorin prindërit tuaj në punën e tyre të përditshme, të cilat ata i kanë mësuar përgjatë viteve të punës së mundimshme, studimeve dhe aftësimeve.”   

Koncepti i të sjellit të fëmijëve tuaj në punë për një ditë nuk është i ri. Ai praktikohet në mbarë botën – nëpër shkolla, në punë  – si një mënyrë për ta treguar kontributin e çmuar që e bëjnë prindërit dhe kujdestarët e tyre për çdo ditë.   

Organizimi “Sillni fëmijët tuaj në punë për një ditë” u mbajt edhe në bazën logjistike në Mitrovicë për stafin e EULEX-it që punon atje. Prindërit dhe fëmijët në Mitrovicë u përshëndetën nga Shefi i Kabinetit i EULEX-it.