Lajme

Shefja e EULEX-it u takua me Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë

21 janar 2019

Më 17 janar, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në selinë e EULEX-it e priti Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç.

Ai e bëri një përmbledhje të aktiviteteve të UNHCR-së në Kosovë, ndërsa Papadopoulou i prezantoi aspektet kryesore të mandatit të ri të EULEX-it pas përfundimit të periudhës së ri-konfigurimit dhjetorin e kaluar.