Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerZëvendës-shefi i EULEX-it e vizitoi PPK-në e...

Zëvendës-shefi i EULEX-it e vizitoi PPK-në e dytë të financuar nga BE-ja në Kosovë

20 qershor

Zëvendës-shefi i EULEX-it, Bernd Thran, vizitoi dje pikë-kalimin e përbashkët kufitar (PKK) të sapondërtuar në Mutivodë, krahas me Këshilltarin Doganor për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), Alan Wilson, si dhe me përfaqësuesit e UNOPS-it, që e ka zbatuar projektin e ndërtimit me fonde të BE-së.

Ky pikë-kalim i sapondërtuar, e cila pasi të funksionalizohet plotësisht do ta shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e pritjes për udhëtarët, është ndërtuar sipas të njëjtave standarde të larta sikur edhe PPK në Merdarë, duke e përfshirë dizajnin e saj të përshtatshëm mjedisor. Gjatë javëve të ardhshme, UNOPS-i do t’ia dorëzojë menaxhimin e kësaj PPK-je autoriteteve të Kosovës.

Z. Thran tha: “Ndërsa kjo pikë-kalimi e përbashkët kufitare e mrekullueshme do t’i plotësojë në mënyrë të përkryer nevojat e qytetarëve që kalojnë nëpër të nga të dyja drejtimet, do të ishte për keqardhje dhe plotësisht e shmangshme nëse do të hasim në pengesa të cilat do ta ndalojnë këtë projekt të shkëlqyeshëm që të bëhet plotësisht funksional ashtu siç e kemi parë me PPK-në në Merdarë.”

“Siç e dimë, trafiku i automjeteve gjatë stinës së verës për në Kosovë dhe nga Kosova mund të rëndohet shumë shpejtë dhe pritjet e panevojshme në radhë të gjata zgjasin me orë të tëra në të nxehtin e verës. Kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në jetën e të gjithë qytetarëve që e përdorin atë,” tha në fund z. Thran.
 

Prapa

Zyra për Informim