Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i e organizoi aktivitetin tradicional bamirës për të mbledhur fonde për Kryqin e Kuq të Kosovës

23 dhjetor 2019

Më 12 dhjetor, kontingjentet e EULEX-it i bashkuan forcat për ta organizuar dhe për të qenë nikoqirë të aktivitetit vjetor bamirës ku i tërë personeli dhe homologët e jashtëm e kishin mundësinë për të kontribuar për Kryqin e Kuq të Kosovës.

Gatimet evropiane dhe vendase, të cilat janë tipike për të gjitha vendet pjesëmarrëse u shërbyen për të gjithë personelin dhe mysafirët në këmbim të donacioneve simbolike. Të gjitha mjetet e mbledhura do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq të Kosovës, një organizatë e cila është dëshmuar në të kaluar për shpërndarjen që e ka bërë tek ata që me të vërtetë kanë më së shumti nevojë.