Fillimi  BreadCrumbTrailerMultimedia  BreadCrumbTrailerEksperti i Sigurisë i EULEX-it mbajti ligjëratë...

Eksperti i Sigurisë i EULEX-it mbajti ligjëratë elektronike për Menaxhimin e Incidenteve Kritike

22 korrik

Më 20 qershor, Udhëheqësi i Ekipit të Sigurisë të Misionit EULEX dhe Eksperti i Sigurisë, Vlado Kalkanov, mbajti një kurs trajnimi online për menaxhimin e incidenteve kritike për një grup diplomatësh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Republikës së Moldavisë.

Gjatë këtij kursi trajnimi online, i cili ishte pjesë e një projekti të Institutit Diplomatik Bullgar për rritjen e kapaciteteve, Kalkanov foli për sistemin e artë, argjendtë dhe bronztë të menaxhimit të incidenteve, për rëndësinë e planeve të sigurisë dhe për procedurat standarde të funksionimit të cilat duhet të ekzistojknë kur kemi të bëjmë me ndonjë incident, si dhe rolet dhe përgjegjësitë konkrete të gjithë aktorëve të përfshirë.


 

Prapa