09 shtator
Më 02 Shtator 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e filloi fushatën digjitale të tij EULEX Spotlight.
Kjo fushatë fokusohet në aspekte të ndryshme të sundimit të ligjit dhe e paraqet punën e EULEX-it në mbështetje të institucioneve të Kosovës për respektimin e sundimit të ligjit.
Dhuna në baza gjinore
EULEX-i është plotësisht i përkushtuar për t’i mbështetur institucionet dhe shoqërinë e Kosovës në punën dhe përpjekjet e tyre drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të #Dhunës në baza gjinore.