17 prill 2015
Sot u varrosën mbetjet e 21 personave, të cilat Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) ua ka dorëzuar këtë javë familjeve të tyre. Këtë persona ju dorëzuan familjeve të tyre dhe u varrosën në fshatin Çikatovë dhe në atë Gllanasellë, në komunën e Gllogovcit.
Viktimat ishin gjetur në Rashkë, Serbi në vitin 2014 dhe janë pjesë e ngjarjeve gjatë konfliktit në Rrezallë, komuna e Skenderajt dhe në Çikatovë, komuna e Gllogovcit.
Gjatë operacionit të zhvarrosjes i cili ka zgjatur 2 (dy) muaj në Rashkë (prej muajit prill deri në qershor 2014) janë gjetur mbetjet e gjithsej 54 personave. Janë bërë 53 identifikime ndërsa (1) një person ende nuk është identifikuar meqë nuk ka përputhje të ADN-së. Mbetjet e (4) katër personave ju ishin dorëzuar familjeve të tyre më 18 shtator 2014.
Deri më tani, DML ka kryer 485 operacione në terren gjatë të cilave janë gjetur 398 persona dhe mbetjet e 462 personave, 359 prej të cilëve ishin të regjistruar si persona të zhdukur, u janë dorëzuar familjeve të tyre.