Lajme

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it, reagues i dytë i sigurisë në Kosovë

15 prill 2020

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it, është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë. Ajo është pjesë e mekanizmit tre-nivelësh të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, kurse KFOR-i i treti. Përmes Njësisë Policore të Specializuar të tij, EULEX-i vazhdon t’i mbështesë kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe trazirave me anë të organizimit të ushtrimeve stërvitëse. Parimi i përdorimit të ligjshëm të  forcës është kryesori për këto ushtrime, të cilat shërbejnë si mundësi për këta tre reagues të sigurisë që ta praktikojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin në rolet përkatëse të tyre, duke siguruar gatishmërinë e tyre si reagues të sigurisë në Kosovë. Këto ushtrime janë, gjithashtu, një mundësi për Policinë e Kosovës që të përfitojë përvoja të drejtpërdrejta nga skenarët e ndryshëm të kontrollit të turmave dhe trazirave.

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it bën, gjithashtu, stërvitje të rregullta për ta ruajtur nivelin e gatishmërisë së saj për intervenime të shpejta, si dhe kryen patrullime konstante për vëzhgim 7 ditë në javë.