Lajme

Shoqata e të Rinjve për Punë të Jashtme në Munih e organizoi një diskutim në internet me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Lars-Gunnar Wigemark

07 qershor 2021

Më 2 qershor, Shoqata e të Rinjve për Punë të Jashtme me seli në Munih e organizoi një diskutim në internet me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, i cili u përqendrua në sundimin e ligjit.

Shoqata e të Rinjve donte të dëgjonte një vështrim të shkurtër për sundimin e ligjit në Kosovë, sfidat dhe punën që po bëhet në këtë fushë nga këndvështrimi i një Misioni të BE-së për Sundimin e Ligjit.

Wigemark e filloi diskutimin me një hyrje për Misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), duke theksuar se EULEX-i është Misioni më i madh CSDP që e ka krijuar BE-ja ndonjëherë.

Monitorimi i fuqishëm i sistemit të drejtësisë, i cili e bën mandatin e EULEX-it tejet unik, ishte gjithashtu një nga temat që i preku Shefi i EULEX-it. Përkundër sfidave në mbarë botën të shkaktuara nga COVID-19, Wigemark shpjegoi me krenari se si Misioni arriti të mbetet funksional dhe ta përmbushë mandatin e tij.

Pjesëmarrësit ishin gjithashtu të etur për të mësuar më shumë në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet misioneve të ndryshme të CSDP-së. Wigemark shpjegoi se, megjithëse secili Mision i CSDP-së ka një mandat unik dhe vepron i pavarur nga njëri-tjetri, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Misioneve është i shkëlqyeshëm për tema të ndryshme, përfshirë sigurinë kibernetike.

Në përfundim, Wigemark foli për të rinjtë e Kosovës duke i lavdëruar ata për aftësitë e tyre në gjuhët e huaja dhe përqendrimin e tyre në arsim dhe punësim.