Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i e mbështet Çiklizmin për Fëmijët...

EULEX-i e mbështet Çiklizmin për Fëmijët nëpër Kosovë 2021

06 qershor

Më 6 qershor, përfundoi edicioni katër-ditor i Çiklizmit për Fëmijët nëpër Kosovë 2021.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e mbështet Çiklizmin për Fëmijët nëpër Kosovë për shtatë vjet tashmë me automjete mbështetëse, ekip të çiklizmi dhe një ekip mbështetës i cili ofron ndihmë mjekësore dhe logjistike.

Ekipi i çiklizmit i EULEX-it këtë vit përbëhej nga pesë anëtarë të ekipit tonë të cilët janë çiklistë të pasionuar dhe të përkushtuar të cilët kujdesen shumë për këtë kauzë të mrekullueshme dhe gjithashtu shtatë anëtarë të ekipit nga Njësia e Specializuar Policore dhe Logjistikës së Misionit, të cilët ishin atje për të ofruar mbështetje mjekësore dhe logjistike. 

Turneu i çiklizmit mbledh fonde për të ndihmuar OJQ-në Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të blerë pajisje mjekësore për fëmijët që janë të shtruar nëpër spitalet e Kosovës. Këtë vit, fondet e mbledhura do t’i dhurohen spitalit të Prizrenit. 

Më shumë informata për Çiklizmin për Fëmijët nëpër Kosovë:
https://www.globalgiving.org/projects/ckc

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media