Lajme

Diskutim në një tryezë të rrumbullakët me gratë pjesëtare të Policisë së Kosovës

14 korrik 2015

Me rastin e vizitës së një delegacioni nga Policia e Holandës, EULEX-i organizoi një diskutim jo formal  për rolin e grave në Policinë e Kosovës. Pjesëmarrëset e kishin përfshirë edhe bordin e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, i themeluar në vitin 2013.

Gjatë tryezës së rrumbullakët këshilltarja për çështje gjinore nga Policia e Holandës ndau përvojat e saj përkitazi me përparimin e rolit të grave në polici, veçanërisht në strukturat udhëheqëse. Veç kësaj, EULEX-i bëri një prezantim të punës aktuale në formë të një raporti për dhunën në familje, si dhe për rrjetin e ri të personave kontaktues për çështje gjinore, dhe për projektet e ardhshme. 

Diskutimi i gjallë u zhvillua për disa tema, duke filluar nga balancimi i punës dhe jetës, e deri te çështjet e lidhura me punën. Mbajtja në punë e policeve ishte theksuar në mënyrë specifike, duke qenë se përqindja e numrit të grave ka shënuar rënie ndonëse numri i aplikantëve femra është rritur.  

Përmirësimi i qasjes së barabartë në përparim në karrierë përmes mënyrës së rregullt ishte parë si një hap i rëndësishëm, meqë stafi aktual i policeve përfshin individë me kualifikime të larta për t’u ngritur në detyrë. Tryeza e rrumbullakët përfundoi me marrje të mendimeve lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm për çështje gjinoret në mes të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.