20 janar 2016
Sot, Misioni EULEX priti rreth 140 studentë në një ligjëratë rreth punës së EULEX-it dhe sfidave me të cilat përballet gjatë zbatimit të mandatit që ka. Kjo ligjëratë shënon radhën e tretë që EULEX-i pret studentë për një nismë të tillë.
Grupi i studentëve e vizitoi EULEX-in si pjesë e programit evropian të nivelit master për studime në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit (EMA), projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian. Programi EMA është program akademik njëvjeçar intensiv, ku studentët nga shtetet e BE-së, shtetet kandidate për BE, dhe shtetet joevropiane, studiojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit.
Këta studentë patën mundësinë që të angazhohen me punonjësit e EULEX-it dhe të marrin pjesë në një varg prezantimesh të organizuara nga zëvendësudhëheqësja e Zyrës për shtyp dhe informim publik, Dragana Nikolic Solomon.
Një prej prezantimeve kyçe ishte ajo e mbajtur nga Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci. Z. Meucci foli rreth punës së EULEX-it, mandatit, arritjeve, dhe rreth disa sfidave me të cilat përballen institucionet e drejtësisë, përfshirë ndërhyrjet politike.
Prezantimet e tjera u mbajtën nga gjyqtarja e EULEX-it, Katja Dominik, dhe prokurori i EULEX-it, Robert Kucharski. Prezantimet e tyre ishin të përqendruara në sistemin e drejtësisë, dhe më saktësisht, në aktivitetet e përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga EULEX-i.
Pas prezantimeve vijuan diskutime dinamike, të cilat nxitën një sërë pyetjesh prej studentëve.