Lajme

Studentët e Universitetit të Essex-it e vizituan EULEX-in

17 qershor 2016

Më 16 qershor, një grup prej njëzet studentëve të Universitetit të Essex-it, të cilët specializojnë për të drejtat e njeriut, e vizituan EULEX-in për të mësuar më shumë për mandatin e misionit, përkushtimin e tij ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut. 

Ata u informuan lidhur me mandatin e misionit, të arriturat dhe sfidat e tij nga ana e udhëheqëses së Zyrës për Shtyp, Dragana Nikolic Solomon.  Gjyqtari Anders Gunnar Cedhagen, Zëvendës Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it ua prezantoi në mënyrë të përgjithshme funksionin ekzekutiv të EULEX-it. Ai e shtjelloi në mënyrë të hollësishme sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë specifike aktivitetet e përditshme të gjyqtarëve të EULEX-it. Paul John Landers, zyrtar ligjor nga Paneli Shqyrtues për të Drejtat e Njeriut, PSHDNJ, foli lidhur me mandatin e panelit, i cili është themeluar jashtë misionit për t’i shqyrtuar pohimet për shkelje të drejtave të njeriut nga ana e EULEX Kosova gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv.