Lajme

Trajnim nga EULEX-i për zbatimin e policimit të udhëhequr nga inteligjenca

29 mars 2018

Misioni EULEX organizoi një punëtori trajnuese për Policinë e Kosovës (PK) mbi temën e policimit të udhëhequr nga inteligjenca (PUI) dhe planifikimit strategjik.

Trajnimi treditor filloi dje dhe do të ketë për fokus integrimin e PUI në polikat, procedurat dhe aktivitetet e Policisë së Kosovës në nivel menaxherial. 

Kjo punëtori është mundësuar bashkërisht nga EULEX-i dhe DCAF-i (Kontrolli Demokratik i Forcave të Armatosura) nga Lubjana. Ligjërues në këtë trajnim është z. Rupnik Andrej, Drejtor Asistent dhe Menaxher Programi në DCAF, i cili edhe është bashkëkryesues i trajnimit me z. Srečko Jarc, Zëvendësudhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje Policore dhe Kufitare.

“Ne e kemi përgatitur këtë punëtori për zyrtarët policorë të lartë të Kosovës. Ky trajnim për zyrtarët nga niveli më i lartë do të shërbejë për përmirësimin e planifikimit strategjik si dhe të kapaciteteve të Policisë së Kosovës” tha z. Srečko Jarc.

Trajnimi është pjesë e projektit për zhvillim të përgjithshëm strategjik ‘Ngritja e zbatimit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca dhe e planifikimit strategjik në nivel menaxherial të Policisë së Kosovës’, i cili ka për qëllim t’i trajtojë mangësitë brenda sistemit aktual dhe të përmirësojë mundësitë e PUI të PK-së.

“Qëllimi i takimit është që të themelohet shkëmbimi i njohurive me Policinë e Kosovës në lidhje me planifikimin strategjik për të ardhmen afatgjate dhe afatmesme. Planifikimi duhet të bëhet në atë mënyrë që synimet të jenë të arritshme dhe që burimet për funksionimin e projektit të jenë të mjaftueshme. Policia e Kosovës do ta kenë mundësinë t’i përdorë këto informata dhe të përgatisë planifikime strategjike të qëndrueshme”, tha z. Andrej Rupnik.

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit patën rastin të ndërveprojnë me panelin dhe të bëjnë pyetje në lidhje me temën e trajnimit.

“Ky rast është jashtëzakonisht përfitues për Policinë e Kosovës. Ka të bëjë me të menduarit strategjik, andaj për ne është jetike të shohim perspektivën evropiane tek planifikimi inteligjent”, tha një pjesëmarrës.

Sipas z. Naim Rexha, Zëvendësdrejtor i Operacioneve Policore, përfitimet nga kjo punëtori do të shkojnë përtej këtyre tri ditëve këtu. “Përvojat nga ky trajnim do t’i aplikojmë në strategjinë tonë dhe do të punojmë drejt përmbushjes së synimeve tona për të ardhmen”, tha ai.

EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje përgjatë përparimit të PK-në në fushën e zbatimit të PUI si në nivelin menaxherial ashtu edhe në atë praktik.