Lajme

Në Romë u prezantua puna e EULEX-it në edicionin e pestë të kursit "Aspektet civile të menaxhimit të krizave"

16 nëntor 2018

Më 15 nëntor, u prezantua puna e EULEX-it në edicionin e pestë të kursit “Aspektet civile të menaxhimit të krizave”, që u mbajt në Romë nga 13 deri më 15 nëntor 2018, organizuar nga Kolegji për Siguri dhe Mbrojtje Evropiane dhe “Qendra për Studime të Larta të Mbrojtjes” të Forcave të Armatosura italiane me seli në Romë.

Ky kurs kishte për synim të krijonte një kuptim të përbashkët të aspekteve civile të menaxhimit të krizave nga BE-ja, duke i përfshirë proceset vendimmarrëse dhe aktorët, në mesin e stafit të ardhshëm të misioneve dhe operacioneve të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Daniele Pancheri, këshilltar politik i Shefes së Misionit EULEX, e paraqiti një prezantim në temën "Nga Teoria në Realitet: Kosova si Studim Rasti", duke i theksuar aktorët kryesorë civilë të menaxhimit të krizave dhe aspektet brenda kontekstit të përgjithshëm të punës në Kosovë, duke u fokusuar veçanërisht në misionin EULEX Kosova.

Këtë vit në kurs morën pjesë rreth 70 pjesëmarrës nga administrata civile, policia dhe forcat ushtarake të shteteve anëtare të BE-së, institucioneve të BE-së dhe agjencive të BE-së të përfshira në menaxhimin e krizave nga BE-ja.