Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Ministri i Drejtësisë dhe shefi i EULEX-it diskutuan prioritetet e drejtësisë

11 shkurt 2015

Sot, Gabriele Meucci, Shefi i Misionit të EULEX-it takoi Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ministri informoi Shefin e Misionit lidhur me marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për integrimin e gjyqësisë të lehtësuar nga Brukseli. Meucci siguroi Ministrin e Drejtësisë se EULEX-i është i gatshëm për të ndihmuar në zbatimin e saj.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi informoi shefin e Misionit të EULEX-it për hapat e mëtejshëm që duhet ndërmarrë të cilët do të siguronin funksionimin efikas të gjyqësorit në Veri.

Ministri Kuçi dhe Shefi i Misionit EULEX Meucci u pajtuan se duhet të ketë një zgjidhje të menjëhershme për funksionalizimin e plotë të Këshilli Gjyqësor të Kosovës, i cili mund të arrihet kryesisht nëpërmjet emërimit urgjent të anëtarëve të mbetur të Këshillit. Ky emërim do të krijonte një kuorum brenda Këshillit, që do ta bënte efektiv vendimmarrjen brenda këtij institucioni. Rëndësia e emërimit të Prokurorit të ri të Shtetit, po ashtu u diskutua gjatë këtij takimi.

Shefi i Misionit të EULEX-it dhe Ministri Kuçi u pajtuan të koordinojnë edhe më tej aktivitetet e përbashkëta në mes institucioneve të drejtësisë vendore dhe EULEX-it, për të forcuar sundimin e ligjit në vend.