Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shefi i Misionit EULEX takon Ministrin e Drejtësisë

26 gusht 2015

Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, patën sot një takim ku diskutuan rreth çështjeve nga fusha e gjyqësorit në Kosovë. Shefi i Misionit dhe Ministri i Drejtësisë u pajtuan për rëndësinë e ndjekjes penale të të gjitha krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike të kryesve të veprave penale. Përveç kësaj, ata diskutuan edhe rreth afrimit të përfundimit të mandatit aktual të EULEX-it që parashihet të ndodhë në qershor të vitit 2016.