Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

EULEX-i shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë

17 maj 2016

Sot, Misioni i EULEX-it në Kosovë i është bashkuar përpjekjeve nëpër botë për shënimin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë. 

“Në këtë ditë ne rikonfirmojmë se të drejtat për lezbiket, personat gei, biseksual, transgjinor dhe interseksual (LGBTI) janë të drejta të njeriut të cilat nënvizojnë dinjitetin e çdo personi. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga orientimi seksual i tyre janë të lirë të jetojnë pa paragjykime, frikë, dhunë ose diskriminim”, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX në Kosovë.  “Unë do të doja të theksoj se EULEX-i e mbështetë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI, si një pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit, duke u siguruar që këto të drejta të bazohen në parimet themelore të mos-diskriminimit dhe të mbrojtjes së plotë të agjencive për zbatimin e ligjit”, tha ai.

Të drejtat LGBTI janë të përmbajtura në kornizën ligjore të BE-së e cila e ndalon diskriminimin, pavarësisht nga orientimi seksual dhe identitetit gjinor. Për më tepër, Neni 21 i Kartës për të Drejtat Themelore kërkon ndalimin e çfarëdo diskriminimi në çfarëdo baze siç është orientimi seksual”. Veç kësaj, Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian në Nenet 10 dhe 19 i parasheh dispozitat për luftimin e diskriminimit të bazuar në orientimin seksual. 

Misioni i EULEX-it do ta shënoj mbështetjen e vet për trajtim të barabartë , tolerancë dhe respektim të diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë duke e ngritur flamurin me ylber në të gjitha objektet e veta.