Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shpallet aktgjykimi në gjykimin Krasniqi

08 gusht 2016

Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar e shpalli fajtor të akuzuarin Xh.K. për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

I pandehuri Xh.K. u dënua me dënim të përgjithshëm prej 8 vjet burgim dhe me një gjobë prej 1500 eurove. Me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta merr formën e prerë.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.