Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPërvoja e Akademisë Verore për Fëmijë në...

Përvoja e Akademisë Verore për Fëmijë në EULEX

19 korrik

Ditët verore të ngrohta dhe të qeta u bënë shumë të gjalla falë vizitorëve tanë më të rinj ndonjëherë gjatë dy ditëve të fundit.

Gjykimi i simuluar, konferenca shtypi e simuluar, demonstrimi i mënyrës se si ekipi ynë mjekësor i realizon teknikat themelore të reanimimit për shpëtimin e jetës, të gjitha këto ishin pjesë e një vizite dy-ditore që e përgatiti EULEX-i për vizitorët tanë më të ri. 80 fëmijë të shkollave fillore që po marrin pjesë në Akademia Verore për Fëmijë të Qendrës Këshilluese Amerikane në Prishtinë e vizituan Misionin tonë më 17 dhe 18 korrik dhe i mbushën ditët tona verore me gjallëri duke bërë shumë pyetje e komente interesante dhe duke qenë kureshtarë për EULEX-in dhe Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, patëm rastin dhe mundësinë që t’i përzgjedhim Gruan e mrekullive (Wonder Woman) dhe Njeriun merimangë (Spiderman) në një proces të simuluar të përzgjedhjes së stafit, për të treguar se sa sfiduese dhe të dobishme mund të jenë praktikat e rekrutimit.

Kjo është hera e parë që fëmijët e vizitojnë EULEX-in, prandaj ne u kërkuam atyre që në mënyrë anonime ta vizatojnë ose të shkruajnë në një copë letre mendimin apo gjënë e parë që u bie ndër mend lidhur me EULEX-in, tani që ata erdhën për t’u takuar me ne. Padyshim që fëmijët mund të jenë publiku më sfidues, por, gjithsesi më të sinqertët. Ne morëm shumë mendime të këndshme, komente pozitive dhe vizatime të bukura.

Ushtrimet argëtuese që i zhvilluam për publikun tonë më të ri në moshë gjithashtu përcjellin porosi edukative lidhur me atë se çfarë ka qenë mandati ynë, çfarë është ai tani, si dhe fakte themelore për Bashkimin Evropian. Ata pastaj u vunë në provë duke i testuar disa nga njohuritë e tyre të sapo fituara përmes një kuizi të shkurtër. Kjo gjë e nxiti frymën pozitive konkurruese të tyre për ta testuar dhe sfiduar veten, si dhe për të fituar materiale promovuese të EULEX-it të dedikuara posaçërisht atyre.
 

Prapa

Zyra për Informim