Lajme

Donacioni i EULEX-it Ministrisë së Punëve të Brendshme

25 korrik 2019

Më 25. korrik ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Bernd Thran ia dorëzoi pesë automjete dhe pajisje për zyre Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Regjistrim Civil.

Marrëveshjen e donacionit – i cili përbëhet nga tre automjete Nissan Pathfinder, një automjet Nissan Patrol, një furgon Fiat, si dhe lloje të ndryshme të pajisjeve të zyrës – e nënshkruan Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe u.d. Shefi i EULEX-it Bernd Thran.

Ministri Mustafa shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX-in “Qëllimi ynë është të forcojmë dhe integrojmë institucionet dhe njerëzit në pjesën veriore të Kosovës. Falë EULEX-it, ky donacion do të përdoret në këto komuna dhe do t'u shërbejë qytetarëve të Kosovës atje", tha ministri Mustafa.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it shprehu bindjen e tij se automjetet e dhuruara dhe pajisjet e zyrës do të përdoren mirë nga autoritetet e Kosovës, duke shtuar se Misioni do të mbetet i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës në forcimin e kapaciteteve të tyre.